Zëvendëskryeministrja e Kosovës, znj.Edita Tahiri priti përfaqësues të diasporës kosovare në Kanada


Image


Image

Prishtinë, 20.05.2014

Zëvendëskryeministrja e Kosovës, znj.Edita Tahiri, në dy takime të ndara, ka pritur përfaqësuesit e diasporës kosovare në Kanada, z Bashkim Breznica Kryetar “Rrjetëzimi i Bizneseve për Kanada” si dhe  drejtuesin e shoqatës “ILIRIA” në London të Kanadasë z. Naser Berisha.

Në takim me përfaqësuesit e diasporës kanadeze ata e njoftuan znj.Tahiri për veprimtarin e tyre në Kanada organizimin e tyre si dhe mbajtjen e lidhjes me atdheun si dhe shprehen kënaqësinë që morën pjesë në konferencën e organizuar nga Ministria e Diasporës “Forumi për themelimin e Unionit të Bizneseve të Diasporës”.

Zëvendëskryeministrja Tahiri  inkurajoi përfaqësuesit e diasporës që të vazhdojnë të mbajnë së bashku diasporën dhe  të vazhdojnë ti kultivojnë traditat dhe identitetin e kombit.

Znj.Tahiri vlerësoi edhe zhvillimin marrëdhënieve të mira të diasporës me autoritetet kanadeze dhe popullit kanadez duke shtuar se diaspora janë ambasador të shtetit të Kosovës.

znj.Tahiri shprehu përkushtimin  e Qeverisë se Kosovës që të bashkëpunoj sidomos në fushën ekonomike në mënyrë që investimet dhe lehtësirat që shteti i Kosovës mundëson ti ofroi të janë në shërbim të diasporës.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors