Prishtinë, 4 tetor 2012
Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, priti sot në takim ish- kryeministren e Kanadasë, Kim Campbell.
Gjatë takimit u vlerësuan marrëdhëniet e mira mes Kosovës dhe Kanadasë.
Zëvendëskryeministrja, Edita Tahiri, falënderoi për mbështetjen që ka dhënë dhe po jep Kanada shtetit të pavarur të Kosovës.
Në takim u bisedua edhe për fuqizimin e grave në nivelin e vendimmarrjes në politikë, si dhe rëndësinë e Samitit të Grave që po mbahet në Prishtinë këto ditë.
Në këtë samit, do të marrin pjesë edhe zëvendëskryeministrja Edita Tahiri, si dhe ish-kryeministrja kanadeze, Kim Campbell.
