Prishtinë, 06 gusht 2009
Zëvendëskryeministri i Qeverise se Republikës se Kosovës, z. Ramë Manaj priti sot në një takim njohës zëvendës ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ne Prishtine, z. Majkell Marfi.
Zëvendëskryeministri Manaj e njohu ambasadorin amerikan me angazhimet e Qeverisë në realizimin e objektivave dhe shtrirjen e pushtetit ne gjithë territorin e shtetit te Kosovës, funksionimin e institucioneve demokratike dhe përfshirjen e gjitha komuniteteve ne jetën politike e shoqërore.
“Ne Kosovë progresi është i dukshëm, por edhe sfidat janë te shumta. Vullneti dhe përkushtimi i Qeverise mbetet i përhershëm ne zgjidhjen e çështjeve me interes për vendin, integrimet euro-atlantike dhe njohjet e shtetit te pavarur”, theksoi z. Manaj, duke shtuar se në gjithë këtë proces ne kemi pasur mbështetjen e SHBA-ve, ambasadës amerikane dhe ambasadores Tina Kaidanov dhe për këtë shpreh falënderimin e Qeverisë së Kosovës.
Më tutje z. Manaj ka thënë se Qeveria e Republikës se Kosovës me përgjegjësi e tolerance po punon ne procesin e decentralizimit dhe përfshirjen e komunitetit serbë ne zgjedhjet lokale te 15 nëntorit të këtij viti.
Zëvendës ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ne Prishtine, z. Majkell Marfi e siguroi zëvendëskryeministrin Manaj për bashkëpunimin dhe mbështetjen e SHBA-ve dhe të ambasadorit Dell për Qeverinë e Kosovës.
