Zëvendëskryeministri Kuçi: Rruga e Kosovës për perspektivën evropiane – me angazhime konkrete, sfida dhe me veprime që kërkohen nga ne


Image

Prishtinë, 18 Dhjetor 2009

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hajredin Kuçi, i shoqëruar nga ministri i Punëve të Brendshme, Zenun Pajaziti, ka pritur sot znj.Ulrike Lunacek, anëtare raportuese për Kosovën në Parlamentin Evropian, me të cilën ka biseduar për zhvillimet në Kosovë dhe proceset e integrimit.

Me këtë rast zëvendëskryeministri Kuçi, në emër të qeverisë dhe popullit të Kosovës falënderoi znj. Ulrike Lunacek për punën dhe angazhimet që ka bërë për Kosovën.

Zëvendëskryeministri Kuçi premtoi përkushtimin e vazhdueshëm të Qeverisë së Republikës së Kosovës që në derën e hapur që ka Kosova tani për liberalizimin e vizave, për raportet tjera tregtare do të jemi të kujdesshëm dhe do t’i mbrojmë argumentet tona.

Do ta fuqizojmë znj. Lunacek me argumentet tona që në Parlamentin Evropian dhe institucionet tjera të përshpejtojnë. Mora zotimin e plotë që rruga e Kosovës për perspektivën evropiane është e hapur, por rruga do të jetë me angazhime konkrete, sfida po edhe me veprime të cilat kërkohen nga ne, kërkohet nga qytetarët e Kosovës dhe institucionet e vendit tonë. Besoj që ka mirëkuptim të plotë, por në këtë drejtim na duhet një bashkëpunim më shumë dhe më i hapur me gjithë ne dhe me institucionet tjera, – tha zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Hajredin Kuçi. 

Duke folur rreth plotësimit të kushteve për liberalizimin e vizave, zëvendëskryeministri Kuçi theksoi se tanimë pas dhënies së dritës së gjelbër për liberalizimin e vizave jemi të përkushtuar që t’i plotësojmë kushtet që kërkohet nga ne.

“Do të ulemi së bashku me Komisionin Evropian dhe do të shikojmë cilat janë obligimet tona. Unë ashtu e kam definuar që viti 2010 të jetë viti i definimit të plotësimit të kushteve që kërkohen nga Kosova. Ndërsa viti 2011 do të jetë viti i vendimit nga organet e BE-së për liberalizimin e vizave”, tha zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi.  
 

Anëtarja e Parlamentit Evropian dhe Raportuesja për Kosovën në këtë institucion evropian, znj. Ulrike Lunacek theksoi me këtë rast përkrahjen që Parlamenti Evropian i ka dhënë Kosovës, si dhe angazhimin e këtij institucioni për përfshirjen e Kosovës në procesin e liberalizimit të vizave.

Është hera e dytë që vijë në Kosovë në cilësinë e raportueses së PE. Unë do të vazhdoj të angazhohem me një përkushtim të madh që gjitha vendet e rajonit, duke përfshirë edhe Kosovën të përfitojnë nga procesi i liberalizimit të vizave. Janë duke u bërë hapa të rëndësishëm në këtë drejtim, në të mirë të lëvizjes së lirë të qytetarëve të Kosovës – u shpreh znj.Lunacek.

 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors