Prishtinë, 2 korrik 2009
Deklarata e plotë e zëvendëskryeministrit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hajredin Kuçi, pas takimit me përfaqësuesin e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për persona të zhvendosur, Walter Kalin
Pata kënaqësinë që takova përfaqësuesin e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për persona të zhvendosur.
Shpreha gatishmërinë e Qeverisë së Republikës së Kosovës që të bëjmë gjithçka që është e mundur për të krijuar mundësi që të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, të kthehen në vendin e tyre. Natyrisht, në veçanti edhe për qytetarët serbë.
Biseduam edhe për çështjen e mbrojtjes së pronës së gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe qështjen e kampeve të romëve, të cilat Qeveria e Republikës së Kosovës dhe komuna e Mitrovicës kanë ndërmarrë disa hapa konkret.
Në këtë drejtim presim edhe ndihmën e UNHCR-së dhe bashkërisht me bashkësinë ndërkombëtare, në Kosovë po krijohet një ambient edhe i sigurisë, por edhe i kushteve normale për jetën e lirë dhe të barabartë të të githë qytetarëve të Republikës sonë.
Nga ana e tij, z.Walter Kalin, përfaqësues i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për persona të zhvendosur, ka shprehur mbështetjen për Qeverinë e Republikës së Kosovës në angazhimet e saj për kthimin e qytetarëve në pronat e tyre.
“Ka shumë familje serbe të cilat dëshirojnë të kthehen dhe unë këtë e shoh këtë si sukses të përbashkët dhe një sinjal të mirë. Ne do t’u japim mbështetje së bashku me Qeverinë e Kosovës dhe komunat” – është shprehur z.Kalin.
