Zëvendëskryeministri Kuçi merr pjesë në Konferencën për Ballkanin Perëndimor “Tejkalimi i krizës ekonomike – nga bashkëpunimi regjional, në anëtarësimin në BE”


Image

Prishtinë, 7 dhjetor 2009

Në kuadër të vizitës në Bruksel, zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi do të marrë pjesë po ashtu edhe në një darkë solemne, organizuar nga z.Carl Bild, ku do të ketë rastin të bashkëbisedojë me folësit kryesorë të konferencës për çështjet që ndërlidhen me procesin e Integrimit Evropian të vendeve të Evropës Juglindore, me theks të veçantë për perspektivën evropiane të Kosovës.

Gjatë vizitës, zëvendëskryeministri Kuçi do të zhvillojë një takim edhe me Drejtorin për Zgjerim, Pierre Mirel dhe me përfaqësues tjerë të BE-së, ku temë bosht do të jenë avancimi i procesit të integrimit të Kosovës në BE.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors