Prishtinë, 7 tetor 2009
Në fund të korrikut, zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Hajredin Kuçi i ka drejtuar një letër z.Michael Leigh, drejtor në Drejtorinë e Zgjerimit të BE-së, me kërkesën që Komisioni Evropian të asistojë mbajtjen e zgjedhjeve lokale të 15 nëntorit 2009 me monitorues dhe vëzhgues.
Në fund të shtatorit, zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi ka marrë letër nga z.Michael Leigh, në të cilën njoftohet se Komisioni Evropian do të dërgojë një mision ekspertësh për të vëzhguar zgjedhjet në Kosovë.
Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi, ka falënderuar z.Leigh dhe Komisionin Evropian për angazhimin e tyre dhe ka shprehur bindjen se zgjedhjet e 15 nëntorit do të afirmojnë edhe një herë angazhimin e shoqërisë kosovare për zgjedhje të lira dhe demokratike.
