Zëvendëskryeministri Kuçi: Kosova duhet të jetë plotësisht e informuar lidhur me çdo diskutim që zhvillon EULEX me Serbinë


Image


Image

Prishtinë, 22 Korrik 2009
Nr. Ref. 451/09

Yves de Kermabon
Kreu i Misionit EULEX
Prishtinë, Kosovë

I dashur z. de Kermabon,

Po të shkruaj lidhur me disa artikuj të publikuar në gazetat e përditshme vendore për diskutimet që po zhvillon Misioni EULEX me Serbinë mbi Protokollet e Policisë, Drejtësisë, dhe Doganave. 

Ju lutem ta keni parasysh që unë nuk i kam parë draftet e këtyre protokolleve dhe nuk kam qenë i informuar zyrtarisht nga Misioni i EULEX-it që diskutime të tilla janë zhvilluar me institucionet e Kosovës.

Veç kësaj, unë jam i sigurt që ju do të jeni në dakord që Kosova duhet të jetë plotësisht e informuar lidhur me çdo diskutim që zhvillon Misioni i EULEX-it me shtetin e Serbisë lidhur me Kosovën.

Ju faleminderit për bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe për mbështetjen. 

Sinqerisht,

Hajredin Kuçi
Zëvendëskryeministër i Republikës së Kosovës

Cc:       Zj. Nekibe Kelmendi, Ministre e Drejtësisë
            Z. Ahmet Shala, Ministër i Ekonomisë dhe Financave
            Z. Zenun Pajaziti, Ministër i Punëve të Brendshme 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors