Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi takoi sot ambasadorin e Republikës së Turqisë në Kosovë, Hüsrev Ünler


Image

Prishtinë, 2 qershor 2009

Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi takoi sot z. Hüsrev Ünler, Ambasador i Republikës së Turqisë në Kosovë dhe në emër të Qeverisë i dëshiroi mirëseardhje në detyrën e tij të re.

Zëvendëskryeministri Kuçi ofroi Ambasadorit Ünler mbështetjen e plotë të Qeverisë së Kosovës dhe shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme politike dhe ekonomike të Republikës së Turqisë.

Zëvendëskryeministri Kuçi vlerësoi lartë mbështetjen që Republika e Turqisë ka bërë në lobimin për njohjen e pavarësisë së Republikës së Kosovës dhe shprehu gatishmërinë për bashkëpunim të ngushtë në fushën e ekonomisë, sundimin e ligjit, kulturës.

Ambasadori Ünler falënderoi Zëvendëskryeministrin Kuçi për mbështetjen që ofroi në emër të Qeverisë dhe shprehi kënaqësinë që është emëruar ambasador në Kosovë ku ndihet si në shtëpinë e vet.

Ambasadori Ünler shprehi gatishmërinë e Republikës së Turqisë për të ofruar  mbështetjen në procesin zhvillimore të Kosovës. Ai potencoi që Republika e Kosovës dhe e Turqisë janë duke hartuar dokumentacionin për nënshkrimin e disa marrëveshjeve më rëndësi në marrëdhëniet tregtare. 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors