Prishtinë, 8 shtator 2009
Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hajredin Kuçi, priti sot në një takim lamtumirës, shefin e Zyrës së DFID-it në Kosovë, Mark Poston.
Me këtë rast zëvendëskryeministri Kuçi falënderoi për punën dhe kontributin e rëndësishëm të Zyrës së DFID-it në Kosovë. Ai u shpreh mirënjohës në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe falënderoi për mbështetjen nga DFID-i për projektet e shumta veçmas në fushën e rishikimit funksional të administratës publike në Kosovë dhe në fushën e sundimit të ligjit.
Të dy bashkëbiseduesit janë pajtuar po ashtu që ky bashkëpunim i shkëlqyeshëm midis Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Zyrës së DFID-it në Kosovë të vazhdojë edhe në të ardhmen.
