Zëvendëskryeministri Branimir Stojanoviq priti sot në ndërtesën Qeverisë së Kosovës një delegacion të studentëve të E.MA dhe të Universitetit të Vjenës.Delegacionin e kryesonte zonja Marijana Grandits nga ky Universitet.
Zëvendëskryeministri Branimir Stojanoviq u tha studentëve të Vjenës se para qeverisë së Kosovës, zëvendëskryeministër i së ciës është ai , ndodhen shumë sfida, por më e rëndësishmja është të zgjidhen problemet e qytetarëve të rëndomtë.
Në këtë vështrim, Stojanoviq tha se pret që nëpërmjet Asociacionit të komunave serbe të zgjidhen shumë çështje dhe të përmirësohet cilësia e jetës së të gjithë qytetarëve përmes funksionit më të mirë dhe më modern të sistemit të arsimit dhe të shëndetësisë, rregullimit të ndërtimeve pa leje ndërtimi dhe të çështje të tjera të rëndësishme për komunitetin serb.
Si shembull suksesi Stojanoviq përmendi shembullin e Graçanicës, e cila për një vit ka investuar mjet të konisderueshme, veçanërisht në projektet e infrastrukturës me qëllim të përmirësimit të jetë së qytetarëve në këtë komunë.
Interesimi më i madh i studentëve të Universitetit të Vjenës, nëpërmjet pyetjeve drejtuar Zëvendëkryeministrit të Kosovës, ishte i përqëndruar në marrëdhëniet ndëretnike në Kosovë prej themelimit të institucioneve të Kosovës dhe vendosjes së procesit të decentralizimit.
Znj. Marijana Grandits i uroi Branimir Stojanoviqit emërimin e tij në qeverinë e Kosovës. Ajo tha se qëllimi i vizitës së studentëve të Vjenës është për t’u njohur me jetën e popullit serb në Kosovë.
