Zëvendëskryeministri Branimir Stojanoviq priti studentët e Vjenës


Image


Image

Zëvendëskryeministri Branimir Stojanoviq priti sot në ndërtesën  Qeverisë së Kosovës një  delegacion të studentëve të  E.MA dhe të Universitetit të Vjenës.Delegacionin  e kryesonte  zonja Marijana Grandits nga ky Universitet.

Zëvendëskryeministri Branimir Stojanoviq u tha   studentëve të Vjenës se para   qeverisë së Kosovës, zëvendëskryeministër i së ciës është ai , ndodhen shumë  sfida, por më e rëndësishmja është të zgjidhen   problemet   e qytetarëve  të rëndomtë.

Në këtë vështrim, Stojanoviq tha se pret që nëpërmjet  Asociacionit  të  komunave serbe të zgjidhen shumë çështje dhe të përmirësohet  cilësia  e jetës së të gjithë qytetarëve përmes funksionit  më të mirë dhe më modern  të sistemit  të arsimit dhe të shëndetësisë, rregullimit  të  ndërtimeve pa leje ndërtimi dhe të çështje  të tjera të rëndësishme për komunitetin serb.

Si shembull  suksesi Stojanoviq përmendi shembullin e Graçanicës, e cila për një  vit  ka investuar mjet   të konisderueshme, veçanërisht në projektet e infrastrukturës me qëllim të përmirësimit të   jetë së  qytetarëve në këtë  komunë.

Interesimi  më i madh i studentëve të Universitetit të Vjenës, nëpërmjet  pyetjeve drejtuar Zëvendëkryeministrit të Kosovës, ishte i  përqëndruar në marrëdhëniet ndëretnike në Kosovë  prej themelimit të institucioneve të Kosovës dhe vendosjes së  procesit të decentralizimit.

Znj. Marijana Grandits i uroi Branimir Stojanoviqit  emërimin e tij në qeverinë e Kosovës. Ajo tha se qëllimi i vizitës së studentëve  të Vjenës është për t’u njohur   me  jetën e popullit serb në Kosovë.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors