Zëvendëskryeministri Bislimi priti në takim delegacionin e FMN-së


Image


Image


Image


Image


Image


Image

Prishtinë, 3 tetor 2023

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, ka pritur ditën e djeshme në takim një delegacion të FMN-së, të udhëhequr nga Gabriel Di Bella.

Përfaqësuesi i FMN-së vlerësoi lartësisht dhe përgëzoi vendin tonë për të arriturat në fushën e ekonomisë e linjën e plotë të ndjekur edhe me rekomandimet e FMN-së.

Zëvendëskryeministri Bislimi e falënderoi z. Di Bella dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar për mbështetjen dhe besimin ndaj Kosovës edhe në lidhje me programin në kuadër të instrumentit më të ri të FMN-së të quajtur Resilience and Sustainability Fund, nga i cili Kosova është përfitues.

Më tej, ai theksoi që Qeveria e Kosovës mbetet e përkushtuar ta përforcojë bashkëpunimin me FMN-në dhe institucionet e tjera ndërkombëtare për ngritje të kapaciteteve dhe zhvillimit të vendit.

Me theks të veçantë, z. Di Bella përgëzoi dhe punën e Qeverisë respektivisht Ministrinë e Ekonomisë për projektin e Ankandit të parë për energji të ripërtëritshme.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors