Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi priti në takim ambasadorin e Republikës së Çekisë, z. Pavel Bilek


Image


Image

Prishtinë, 28 qershor 2021

Zëvendëskryeministri i parë i Republikës së Kosovës për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, ka pritur në takim ambasadorin e Republikës së Çekisë, z. Pavel Bilek. Në takim ishte i pranishëm edhe zëvendës ambasadori i Republikës së Çekisë, z. Juraj Melioris.

Ambasadori Bilek tha se agjenda e qeverisë aktuale është e admirueshme sepse është shumë e përafërt me agjendën evropiane. Ai uroi që të vazhdojë implementimi sa më i mirë i saj gjatë mandatit të qeverisë, në mënyrë që Kosova të jetë sa më afër integrimit në BE.

Zëvendëskryeministri Bislimi theksoi se puna në drejtimin e agjendës evropiane ka filluar në premisa të duhura dhe po shkon mirë, duke marrë parasysh riaktivizimin e strukturave të ndryshme për mbikëqyrjen e implementimit të marrëveshjeve që i ka ndërmarrë Republika e Kosovës, si dhe motivin që ministritë e linjës kanë për të përmbushur obligimet e tyre.

Ndër tjerash, në takim u diskutua edhe për statusin e implementimit të MSA-së si dhe dialogun Kosovë – Serbi.

 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors