Valentin Toçi këshilltar për Ekonomi i kryeministrit Isa Mustafa


Image

Prishtinë, 13 gusht 2015
 
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka emëruar z. Valentin Toçi, këshilltar për Çështje Ekonomike.
 
Valentin Toçi është doktor i shkencave ekonomike nga Staffordshire University (Britani e Madhe) dhe ka zhvilluar karrierë akademike, fillimisht në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës, dhe në disa universitet tjera, si në Universitetin Amerikan në Kosovë (AUK), Kolegjin Riinvest dhe në Universitetin e Prizrenit. Si bursist i Fulbright-it, z. Toçi ka kaluar një semestër studimor në New York University-Stern School of Business.
 
Toçi ka po ashtu një sfond të suksesshëm të praktikës profesionale, kryesisht në sektorin bankar në Kosovë, si krye-ekonomist në Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës dhe kryetar i Bordit të Drejtorëve në Bankën Ekonomike sh.a.
 
Zhvillimi i gjithmbarshëm ekonomik është prioritet kryesor i Qeverisë së Republikës së Kosovës, andaj, angazhimi i kuadrove të dëshmuara, pritet të jap rezultate të rëndësishme në këtë drejtim.
 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors