Prishtinë, 09.07.2014
Në vazhdën e përgatitjeve për realizim e peticionit, sot u mbajt mbledhja e Bordit Drejtues të Peticionit nën drejtimin e Zëvendëskryeministres Edita Tahiri, kryesuese e Bordit.
Gjatë mbledhjes u diskutua për përgatitjet për finalizimin e të gjitha
veprimeve që kanë të bëjnë me këtë proces si dhe u vlerësuan pozitivisht ecuritë e deri tashme. Bordi Drejtues vlerësoi lartë gatishmërinë e Kuvendeve komunale dhe Zyrtareve të barazisë gjinore që ta mbështesin realizimin e këtij peticioni.
Në këtë takim Bordi drejtues mori vendim që Kryetarja e Komunës së Gjakovës, znj. Mimoza Kusari – Lila të jetë anëtare e Bordit, duke çmuar përkushtimin e z. Kusari – Lila që të jap kontribut për këtë proces të rëndësishëm të kërkimit të drejtësisë ndërkombëtare për gratë e dhunuara gjatë luftës në Kosovë.
Bordi fton qytetaret për një mobilizim të gjithanshëm që të nënshkruajnë peticionin si një rrugë për të ardhur deri të drejtësia.
Po ashtu bordi mirëpret angazhimin e të gjitha medieve për të dhënë kontribut në këtë çështje që ka rëndësi të interesave nacionale e
shtetërore.
