Prishtinë 13 dhjetor 2017
1. Zyra e Kryeministrit u bënë thirrje të gjitha organizatave jo-qeveritare të Regjistruara në Republikën e Kosovës, programi i punës i të cilave është i fokusuar në ndonjërën nga fushat e ndërlidhura me mbrojtjen nga diskriminimi të aplikojnë për mbështetje financiare për projektet që kontribuojnë në promovimin e mbrojtjes nga diskriminim.
2. OJQ-të në përputhje me këtë thirrje publike mund të aplikojnë me projektet e tyre për fushat prioritare në vijim
– Ngritja e vetëdijes së opinionit publik për të drejtat ligjore për mbrojtje nga diskriminimi
-Promovimi i mbrojtjes nga diskriminimi per grupet e ndieshme (fëmijët, minoritetet, LGBTI).
-Promovimi i mundësive të barabarta për personat me aftësi të kufizuara;
Organizatat jo- qeveritare mund të aplikojnë me një projekt që kontribuon në promovimin e mbrojtjes nga diskriminim, përmes aktiviteteve si më poshtë:
Aktivitete që synojnë ngritjen e vetëdijes së publikut për mbrojtje nga diskriminimi në ndonjërën nga fushat prioritare të thirrjes publike;
Aktivitetet që kanë për qëllim nxitjen e institucionet publike dhe akterëve tjerë për bashkëpunim me shoqërinë civile në promovimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi në ndonjërën nga fushat prioritare të thirrjes publike;
Aktivitete që synojnë avancimin e politikave qeveritare në fushën e mbrojtjes nga diskriminimi në fushat prioritare të thirrjes publike;
Aktivitete mentorimit dhe trajnimi i stafit të OJQ-ve që operojnë në fushën e mbrojtjes dhe promovimit të mbrojtjes nga diskriminimi;
aktivitetet që synojnë nxitjen e komunikimit të OJQ-ve me publikun, me fokus në informimin e publikut për mbrojtjen nga diskriminimi;
4. Vlera totale e planifikuar e thirrjes është 10,000 Euro.
Shuma minimale e mbështetjes financiare që mund të alokohet për çdo projekt individual është 1500 euro, ndërsa shuma maksimale për një projekt është 2,000 euro.
5. Afati i fundit për dorëzimin e propozimeve është 15 ditë pune dhe përfundon me datën 08 Janar 2018.
6. OJQ-të mund të aplikojnë me më së shumti një projekt në kuadër të kësaj thirrje. Periudha e zbatimit të projektit është për 6 muaj. E njëjta OJQ mund të jetë partnere në disa projekte në fushat prioritare të thirrjes.
Të drejtë aplikimi me projektet e tyre kanë OJQ-të që janë të regjistruara në regjistrin e organizatave jo-Qeveritare në Republikën e Kosovës dhe të cilat veprojnë në Republikën e Kosovës së paku një (1) vit para datës së publikimit të thirrjes publike. OJQ-të aplikuese duhet të dëshmojnë se programi i tyre i punës është i fokusuar në ndonjërën nga fushat prioritare të thirrjes publike. OJQ-të duhet po ashtu të kenë kryer transaksionet financiare në mënyrë transparente sipas legjislaconit për OJQ-të në Republikën e Kosovës dhe në përputhje me rregullat e kontabilitetit si dhe të kenë përmbushur detyrimet kontraktuale ndaj ofruesit të mbështetjes financiare dhe të gjithë ofruesve tjerë të mbështetjes financiare publike.
Para nënshkrimit të kontratës, OJQ duhet të paraqesë prova se personi përgjegjës në OJQ dhe menaxheri i projektit nuk janë nën hetime për vepra penale, si dhe prova se OJQ-ja ka zgjidhur çdo çështje të hapur rreth pagesës së kontributeve dhe tatimeve të papaguara, nëse është e aplikueshme.
7. Propozimet do të dorëzohen vetëm në formularët e paraparë, të cilat së bashku me Udhëzimet për Aplikues janë në dispozicion për shkarkim në linkun si më poshtë.
Dokumentet e kompletuara duhet të dërgohen me postë ose personalisht, në adresën e mëposhtme:
Zyra e Kryeministrit, Sheshi Nënë Tereza, N.N, 10000, Prishtinë, Kati i gjashtë, Zyra Nr. 607
Procesi i pranimit, hapjes, shqyrtimit dhe vlerësimit të aplikacioneve, pastaj kontraktimi, dhënia e fondeve, koha dhe mënyra e parashtrimit të ankesave, trajtimi i dokumenteve dhe kalendari indikativ i zbatimit të thirrjes janë të detajuara në Udhëzimet për aplikuesit e thirrjes publike.
Do të konsiderohen për mbështetje financiare vetëm projektet që janë pranuar brenda afatit të paraparë me këtë thirrje publike dhe të cilat i përmbushin plotësisht kushtet e përcaktuara të thirrjes publike.
8. Të gjitha çështjet që lidhen me thirrjen publike mund të sqarohen vetëm në mënyrë elektronike, tek Znj. Trendelinë Dreshaj, zyrtare e larë për Qeverisje të Mirë duke e kontaktuar përmes e-mailit në adresën: trendeline.dreshaj@rks-gov.net