Prishtinë, 16 qershor 2010
E nderuara familje Fehmiu,
Të tronditur thellë morëm lajmin për vdekjen artistit të madh me famë ndërkombëtare, Bekim Fehmiu.
Emri i Bekim Fehmiut ka qenë dhe do të mbetet për kohë të gjatë emblemë e një karriere filmike të suksesshme ndërkombëtare.
Kjo na bën të krenohemi me emrin e tij.
Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës iu shprehim ngushëllimet tona të thella.
Hashim Thaçi
Kryeministri i Republikës së Kosovës
