TAKIMI I GRUPIT PUNUES PËR ZGJEDHJE

Prishtinë, 29 tetor 2013

Të mërkurën, më datë 30 tetor 2013 në Bruksel, me ndërmjetësimin e BE-së dhe OSBE-së, do të mbahet takimi i radhës i Grupit Punues për Zgjedhje.

Në takim do të diskutohet për vazhdimin e zbatimit të marrëveshjes për zgjedhjet, do të bëhet vlerësimi i procesit për javën e fundit të fushatës zgjedhore, si dhe do të  diskutohet për të arriturat e palëve në plotësimin e obligimeve për zbatim.

Delegacioni i Republikës së Kosovës, kryesohet  nga  Qemajl Marmullakaj, koordinator i Grupit Punues të Zgjedhjeve, ndërsa në përbërje të delegacionit janë edhe Shukri Sylejmani, kryetar i Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), Arjeta Rexhaj, këshilltare e zëvendëskryeministres Edita Tahiri, dhe Frymëzim Isufaj, nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Bruksel.  

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors