Prishtinë, 17 nëntor 2009
Bordi i Përbashkët Bashkërendues për Sundimin e Ligjit, i bashkë-kryesuar nga Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi dhe Shefi i Misionit EULEX në Kosovë, Yves de Kermabon, mbajti sot takimin e trembëdhjetë në selinë e EULEX-it Prishtinë.
Zëvendëskryeministri Kuçi shprehu “përkrahjen e plotë” të Qeverisë së Kosovës për një Sundim të Ligjit transparent dhe efikas. Yves de Kermabon përgëzoi Policinë e Kosovës për “punën e kryer shumë mirë në ofrimin e sigurisë” në ditën e zgjedhjeve.
Gjatë këtij takimi u diskutuan disa çështje si vazhdimi i aktivitetit monitorues nga ana e EULEX-it, ritmi dhe nevoja për cilësi gjatë reformimit të Kodit Penal dhe Kodit të Procedurës Penale të Kosovës, domosdoshmërisë për ta miratuar Ligjin për Gjykatat, Ligjin për Këshillin Gjyqësor, Ligjin për Prokurorin e Shtetit, Ligjin për Këshillin Prokurorial, si dhe rëndësinë e rritjes së numrit të policëve kufitar pasi KFOR-i ta zvogëlojë gradualisht praninë e vet në Kosovë. Po ashtu, Yves de Kermabon e informoi Bordin lidhur me formimin e Panelit për Shqyrtimin e të Drejtave të Njeriut (PSHDNJ) i cili së shpejti do t’i kontribuojë llogaridhënies së jashtme nga ana e EULEX-it.
Të dyja palët u pajtuan që ta ristrukturojnë Bordin e Përbashkët Bashkërendues për Sundimin e Ligjit për ta përmirësuar efikasitetin e tij. Janë krijuar Grupet Punuese në nivel të Drejtësisë, Policisë dhe Doganës për t’i përgatitur takimet dhe për të siguruar që vendimet të zbatohen nga palët përkatëse.
