Sqarim

Prishtinë, 15 shkurt 2015

Këshilli organizativ për shënimin e shtatë vjetorit të Pavarësisë së Kosovës sqaron opinion lidhur me një gabim që është lëshuar në materialet dekoruese të përgatitura nga kompania e angazhuar për dekorimin e sheshit të kryeqytetit, me rastin e kremtimit të 7-të vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Gabimi i lëshuar në këto dekorime, në numrin e yjeve të vendosura në to, është vënë re menjëherë edhe tashmë është kërkuar nga kompania në fjalë që sa më parë që të jetë e mundur të  përmirësoj atë dhe që të vendosen dekorimet adekuate në vendet e parapara.

Kompania e ka pranuar gabimin dhe është zotuar që shumë shpejt do të përmirësoj këtë gabim dhe se do të vendos dekorimet siç është paraparë, pa asnjë kosto shtesë për buxhetin e Kosovës.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors