Republika e Kosovës zyrtarisht në Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe Bankën Botërore


Image


Image


Image


Image


Image

29 qershor 2009

Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka  nënshkruar sot në Uashington zyrtarisht anëtarësimin e Kosovës në Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe në Bankën Botërore. Nënshkrimi u bë në ndërtesën e Departamentit Amerikan të Shtetit, në Dhomën e Traktateve, në prani të zëvendëssekretarit amerikan të Shtetit, James Steinberg.

Kryeministri Hashim Thaçi në fjalën e tij përshëndetëse, anëtarësimin në FMN dhe BB e quajti një histori të re të Kosovës për të cilën, tha se kemi punuar gjatë  bashkë me miqtë tanë.
“Anëtarësimi i Kosovës në FMN dhe në BB nuk do të ketë vetëm efekte ekonomike por edhe politike. Anëtarësimi forcon sovranitetin  e vendit tonë, hap perspektiva për zhvillimin ekonomik të vendit, si dhe krijon vende të reja pune për një Kosovë të pavarur”, ka thënë kryeministri Thaçi, pas nënshkrimit të Marrëveshjes me Fondin Monetar Ndërkombëtar.

Kryeministri Thaçi dhe presidenti Sejdiu kanë nënshkruar anëtarësimin e Kosovës edhe në organizmat e tjerë që përfshihen në Bankën Botërore, si me Bankën Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, Shoqatën për Zhvillim Ndërkombëtar, Korporatën Ndërkombëtare të Financave, Agjencinë e Garantimit të Investimeve Shumëpalëshe dhe në Qendrën Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve në Investime.

Sot, pas dite, kryeministri Thaçi është takuar edhe me Drejtorin e FMN, Dominique Strauss-Khan, si dhe me presidentin e Bankës Botërore, Robert Zoellick, ndërkaq në mbrëmje ka qenë në një pritje organizuar nga Ambasada e Kosovës në SHBA, për nder të udhëheqësve të Kosovës. 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors