Qeveria e Republikës së Kosovës i jep mbështetje vendimit të Komitetit Drejtues për ndërtimin e Termocentralit “Kosova e Re” dhe Strategjisë për Energjinë në Kosovë


Image


Image

Prishtinë, 15 korrik 2009

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka theksuar se Qeveria e Republikës së Kosovës është përcaktuar që të lëvizë përpara me projektin për ndërtimin e Termocentralit të ri “Kosova e Re”, pas një serie të gjatë të diskutimeve dhe analizave.

Në këtë drejtim, kryeministri Thaçi ka theksuar se Komiteti Drejtues për ndërtimin e Termocentralit të ri “Kosova e Re”,  ka aprovuar me një unanimitet të plotë një strategji të gjerë për sektorin e energjisë dhe që ka për qëllim furnizimin e qëndrueshme dhe kualitative me energjie në Kosovë.
 
Kryeministri Thaçi ka theksuar se kjo do të realizohet përmes arritjes së pesë objektivave:

E para: Ndërtimi i termocentralit “Kosova e Re” dhe hapja e mihjes së thëngjillit në Sibofc. Kapaciteti i termocentralit të ri do të jetë në fazën e parë prej 1000 megavateve dha ai do të ndërtohet pran termocentralit Kosova B.

E dyta: Termocentrali ekzistues “Kosova B”, përmes partneritetit publiko-privat do të rigjenerohet dhe të adoptohet për prodhim.

E treta: Termocentrali A, me përkrahjen edhe të Komisionit Evropian do të mbyllet më së largu deri në fund të viti 2015. Realizimi i projektit për termocentralin e ri “Kosova e Re” do të kompensojë mungesën e  energjisë së prodhuar  nga termocentrali  “Kosova A”.

E katërta: Qeveria do të vazhdojë me projektin për ristrukturimin dhe privatizimin e KEK-ut. Qeveria e Kosovës beson se privatizimi i distribuimit te KEK-ut do te përmirësoje humbjet teknike.

E pesta: do të vazhdohet me investimet ne prodhimin e energjisë alternative – hidroenrgjisë, energjisë solare dhe energjisë së erës.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka theksuar se gjatë vjeshtës së këtij viti do të organizohet një Konferencë e donatorëve për sektorin e energjetikës në Kosovë, në mbështetje të USAID-it, Bankës Botërore dhe Komisionit Evropian.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors