Prishtinë, 27 maj 2014
Qeveria e Republikës së Kosovës konform përgjegjësive të saj ligjore dhe institucionale ka kryer të gjitha obligimet që dalin nga Vendimet e Gjykatës Kushtetuese, Gjykatës komunale të Ferizajt dhe Kuvendit të Republikës së Kosovës, lidhur me rastin e punëtorëve të Fabrikës për prodhimin e gypave të çelikut në Ferizaj, duke hequr dorë nga pranimi i mjeteve tepricë pas kryerjes së detyrimeve ndaj punëtorëve.
Në ftojmë Agjencinë Kosovare të Privatizimit dhe Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës të zbatojnë vendimet e mëhershme të organeve të drejtësisë dhe Kuvendit të Republikës së Kosovës. Vendimi i Kuvendit të Kosovës obligon AKP-në të sigurojë pagesën e borxhit ndaj punëtorëve të Fabrikës për prodhimin e gypave të çelikut në Ferizaj.
