Qeveria e Republikës së Kosovës fton AKP-në dhe institucionet përkatëse të drejtësisë të zbatojnë Vendimet lidhur me të drejtat e punëtorëve të Fabrikës së Gypave të Çelikut në Ferizaj


Image

Prishtinë, 27 maj 2014

Qeveria e Republikës së Kosovës konform përgjegjësive të saj ligjore dhe institucionale ka kryer të gjitha obligimet që dalin nga Vendimet e Gjykatës Kushtetuese, Gjykatës komunale të Ferizajt dhe Kuvendit të Republikës së Kosovës, lidhur me rastin e punëtorëve të Fabrikës për prodhimin e gypave të çelikut në Ferizaj, duke hequr dorë nga pranimi i mjeteve tepricë pas kryerjes së detyrimeve ndaj punëtorëve.

Në ftojmë Agjencinë Kosovare të Privatizimit dhe Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës të zbatojnë vendimet e mëhershme të organeve të drejtësisë dhe Kuvendit të Republikës së Kosovës. Vendimi i Kuvendit të Kosovës obligon AKP-në të sigurojë pagesën e borxhit ndaj punëtorëve të Fabrikës për prodhimin e gypave të çelikut në Ferizaj.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors