Qeveria e Republikës së Kosovës dënon djegien e objektit të Drejtorisë Komunale të Arsimit në Viti


Image

Prishtinë, 06 prill 2010

Qeveria e Republikës së Kosovës dënon ashpër aktin kriminal të shpërthimit dhe djegies së objektit të Drejtorisë komunale të Arsimit (DKA) në qendër të Komunës së Vitisë, që ka ndodhur sot nga persona të panjohur.

Qeveria e Kosovës kërkon nga  organet kompetente që të ndërmarrin të gjitha veprimet që ky akt i rëndë të zbardhet dhe shkaktarët e tij të gjenden para drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar.

Qeveria e Kosovës fton qytetarët që të ndihmojnë Policinë e Kosovës për zbardhjen e këtyre akteve kriminale që kanë për qëllim  shkatërrimin e pronës publike.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors