Prishtinë, 2 tetor 2009
Qeveria e Republikës së Kosovës ripërsërit të vërtetën e njohur botërisht se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë luftë çlirimtare, e drejtë dhe e mbështetur nga të gjithë qytetarët e Kosovës. Qeveria e Republikës së Kosovës do të vazhdojë përkushtimet dhe angazhimet e veta për sundimin e ligjit dhe për drejtësi të paanshme për të gjithë qytetarët e vendit tonë.
