Qeveria e Kosovës zhvillon mbledhjen e 195-të


Image

Prishtinë, 3 shtator 2014

Qeveria e Republikës së Kosovës, e drejtuar nga kryeministri Hashim Thaçi, ka zhvilluar mbledhjen e saj të rregullt në të cilën ka miratuar vendime dhe akte tjera juridike nga fushat e përgjegjësive të saja kushtetuese dhe ligjore.

Udhëzimi Administrativ për funksionimin dhe organizimin e Organizatave Joqeveritare është dokumenti i par  i aprovuar në mbledhjen e sotme. Ky Udhëzim Administrativ përcakton rregullat dhe procedurat e regjistrimit, përditësimit të të dhënave në Regjistrin Publik, shuarjen dhe çregjistrimin e organizatave joqeveritare nga Regjistri i OJQ-ve. 
Dispozitat e këtij Udhëzimi Administrativ zbatohen për të gjitha format e organizimit të regjistruara si OJQ që funksionojnë sipas Ligjit për Lirinë e Asociimit në Organizata Joqeveritare, të cilat janë të regjistruara në Ministrinë e Administratës Publike.

Në mbledhjen e sotme është miratuar edhe Rregullorja për organizimin e brendshëm dhe sistematizimin e vendeve të punës në Qendrën e Studentëve te Universitetit të Prishtinës. Kjo Rregullore ka për qëllim përcaktimin e organizimit të brendshëm të Qendrës së Studentëve të Universitetit te Prishtinës “Hasan Prishtina” në Prishtinë. Ajo zbatohet në Qendrën e Studentëve të Universitetit “Hasan Prishtina” të Prishtinës dhe përcakton detyrat dhe përgjegjësitë e saj.

Qeveria e Republikës së Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar edhe Rregulloren për standardet minimale për mbrojtjen e viçave. Kjo Rregullore përcakton standardet minimale për mbrojtje të viçave, të cilët mbahen për rritje dhe majmëri. Rregullorja është në përputhmëni të plotë me direktivën e Këshillit Evropian për kushtet minimale për mbrojtjen e viçave.

Me propozimin e Ministrisë së Forcës së Sigurisë, është aprovuar vendimi për kërkimin e autorizimit nga Presidenti i Republikës së Kosovës për lidhjen e Marrëveshjes ndërkombëtare dypalëshe ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Republikës së Italisë për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes dhe forcave të sigurisë.

Kabineti qeveritar ka miratuar edhe katër vendime preliminare të shpronësimit të pronave të paluajtshme për nevoja të realizimit të projekteve kombëtare. Dy vendimi kanë të bëjë me shpronësimet e pronave të paluajtshme që preken nga ndërtimi Autostradës Prishtinë – Hani i Elezit dhe Rrugës nacionale Prishtinë – Pejë dhe Prishtinë – Mitrovicë. Vendimi preliminar për shpronësimin e pronave të paluajtshme të pronave që prekën nga ndërtimi i linjës 400 kV Kosovë-Shqipëri; dhe Vendimi preliminar për shpronësimin  e pronave të paluajtshme të cilat preken nga ndërtimi i Qendrës Turistike Brezovicë, janë miratuar sot nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors