Qeveria e Kosovës zhvilloi mbledhjen e vetë të rregullt


Image


Image


Image

Prishtinë, 23.11.2011
 
Qeveria e Kosovës ka zhvilluar mbledhjen e saj të rregullt, në të cilën ka aprovuar Projektligjin për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit për Liritë Fetare në Kosovë, Projektligjin për të Verbëtit dhe Personat Pjesërisht të Verbër si dhe vendime tjera nga fushat e përgjegjësive të saja kushtetuese dhe ligjore.
 
Projektligji për Plotësimin dhe Ndryshimin e Ligjit për Lirin Fetare në Kosovë përkufizon regjistrimin e bashkësive fetare në Kosovë, të drejtat dhe pozitën e tyre juridike dhe pagesën e tatimit në ta ardhura për të punësuarit në këto bashkësi. Ndërsa Projektligji për të Verbëtit dhe Personat Pjesërisht të Verbër përkufizon statusin, përfitimet dhe mbrojtjen e të verbërve dhe personave gjysmë të verbër në Kosovë.
 
Qeveria ka aprovuar një vendim për plotësimin dhe ndryshimin e Strategjisë legjislative për vitin 2011 si dhe vendimin për ndarjen e mjeteve financiare për plotësimin e vendimit të Qeverisë për financimin  projekteve në komunat e reja.
 
Ministria e Financave ka propozuar dhe Qeveria e ka aprovuar vendimin për plotësimin e listës së kursimeve buxhetore për vitin 2011 si dhe vendimin për reduktimin e mjeteve buxhetore në Ministrinë e Drejtësisë.
 
Qeveria ka themeluar Komisionin Ndërministrorë për metodologjinë, analizën dhe definimin e beneficioneve dhe kriteret e kualifikimit për ish të burgosurit politik. Komisioni do të analizojë edhe vlerësimin e ndikimeve buxhetore në pesë vitet e ardhshme të Ligjit për të Drejtat e ish të Dënuarve dhe të Përndjekurve Politik.
 
Ministri i Forcës së Sigurisë ka njohur kabinetin qeveritar për ceremoninë e ndërrimit të komandës së FSK-së, që ka demonstruar nivel dhe standarde të larta të arritjeve të FSK-së. Ministri Agim Çeku, ka thënë së komandanti i KFOR-it, Erhard Drews, ka deklaruar se FSK-ja ka arritur kapacitetet e plota operacionale, që është arritje e lartë e kësaj force.
 
Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj ka informuar për zhvillimet në procesin e privatizimit të distribucionit të KEK-ut.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors