Qeveria e Kosovës zhvilloi mbledhjen e tretë të rregullt


Image


Image

Prishtinë, 19 dhjetor 2014

E drejtuar nga kryeministri Isa Mustafa, Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhjen e saj të rregullt në të cilën ka marrë vendimin për procedimin e projektligjeve  për aprovim në Kuvendin e Kosovës dhe vendime tjera të fushës së përgjegjësive të saja kushtetuese dhe ligjore.

Shqyrtimi i projektligjit për ndalimin e bashkimit në konflikte të armatosura jashtë territorit të vendit, mori aprovimin e kabinetit qeveritar. Ky ligj përcakton veprën penale të bashkimit apo pjesëmarrjes në ushtrinë ose policinë e huaj, në formacionet e jashtme paraushtarake ose parapolicore, në organizimet grupore apo individualisht, në çfarëdo forma kolektive të armatosura jashtë territorit të Republikës së Kosovës.

Edhe Projektligji për mbikëqyrjen elektronike të personave, të cilëve u kufizohet lëvizja me vendim të gjykatës ose të panelit për lirim me kusht, ka marrë miratimin e kabinetit qeveritar për ri procedim. Qëllimi i këtij ligji është të rregulloj përdorimin e mbikëqyrjes elektronike në procesin e drejtësisë penale për të ngritur sigurinë publike dhe për të garantuar ekzekutim efektiv të vendimeve të gjykatës dhe të Panelit për lirim me kusht, duke i respektuar plotësisht të drejtat e personave të përfshirë.

Duke vazhduar vendimet për ri-procedim të projektligjeve, është miratuar edhe vendimi për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimit të funksionit publik.

Projektligji për përgjimin e komunikimeve elektronike është i fundit që ka marr miratimin e kabinetit qeveritar për ri procedim në Kuvend. Qëllimi i këtij projektligji është rregullimi i fushës së përgjimit dhe përcaktimi i rregullave dhe procedurave për Operatorët e  Rrjeteve dhe Ofruesit e Shërbimeve në lidhje me ruajtjen dhe përpunimin e të dhënave të caktuara në mënyrë që të sigurohet se të dhënat janë në dispozicion me qëllim të hetimit, zbulimit dhe ndjekjes së krimeve të rënda dhe të kërkuara nga Institucionet e Autorizuara, me autorizim nga gjykatat kompetente, në pajtim me Kodin e Procedurës Penale të  Kosovës (KPPK),  Ligjin mbi Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI), Ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale,  Ligjin për Komunikimet Elektronike dhe Rezolutën e Këshillit të Bashkimit Evropian mbi Përgjimin Ligjor të Telekomunikimeve.

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit për krijimin e Komisionit Ndërministror për Ndërmarrjet Publike i cili do të përbëhet nga:

1   Blerand Stavileci, Ministër i Zhvillimit Ekonomik,  kryesues;
2   Avdullah Hoti,   Ministër i Financave,  anëtar;
3   Hykmete Bajrami, Ministre e Tregtisë dhe Industrisë,  anëtare;
4   Lutfi Zharku,  Ministër i Infrastrukturës,  anëtar;
5   Ferid Agani,    Ministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë,  anëtar

Edhe vendimin për ndarjen e 1.555.223,90 euro për mbulimin të importit të energjisë, gjatë periudhës së ndaljes së bllokut B1 të TC Kosova B, për nevojat e projektit të kogjenerimit.

Është miratuar edhe vendimi për shpërndarjen e mjeteve të kursyera për kontigjencën për paga në vlerë prej 33,743,188 euro. Këto mjete do të ndahen organizatave buxhetore në kategorinë paga dhe mëditje për muajin dhjetor 2014.

Qeveria e Republikës ka miratuar propozim vendimin për ndarje të mjeteve në vlerë prej 200,000 euro për të mbuluar shpenzimet e organizimit të zgjedhjeve të jashtëzakonshme në komunën e Graçanicës.

Poashtu, në këtë mbledhje, Qeveria ka miratuar vendimin për ndarjen e dividentës së PTK-së, për Buxhetin e Konsoliduar të Kosovës në vlerë prej 5 milion eurove.

Ministrja e shtetit, Edita Tahiri ka njohur kabinetin qeveritar me vizitën në Bruksel dhe takimeve të zhvilluara në kuadër të dialogut teknik me Beogradin, të zhvilluara në data 16 dhe 17 dhjetor.

Në këto takime u diskutuan çështjet që kanë të bëjnë me arritjen e një marrëveshje për sigurimin kufitar të automjeteve, çështjet e energjisë, licencimin e mallrave që janë sipas kontrollit ligjor, si  dhe për çështjet e importit të medikamenteve nga Serbia.

Sa i takon sigurimit të automjeteve, u bënë shqyrtimet finale dhe ne jemi afër arritjes së marrëveshjes, që ul tarifat për qytetarët. Ndërsa për energji, është diskutuar për problemet e krijuara në Asamblenë e Zubin Potokut, që ka bërë themelimin e një kompanie ilegalisht, për çështjet e energjisë. “U arrit pajtimi që një kompani e re e cila do të formohet, do të jetë kompani e Kosovës, dhe do të merret me ofrimin e shërbimeve, sepse në katër komuna energjia nuk paguhet, shfrytëzohet por nuk paguhet. E kemi arritur pajtimi, pasi pala tjetër e ka kuptuar se nuk mund të bëjë kompani, dhe se marrëveshja nuk lejon kurrfarë kompetenca për distribuuim, sepse veprojnë Ligjet e Kosovës, dhe me ligjet e Kosovës kompani është vetëm KEDS-i” ka theksuar ministrja Tahiri.

Më 31 dhjetor kompanitë e katër komunave e kanë afatin e fundit për licencim për importim, ndryshe pas kësaj date, nuk kanë mundësi të importojnë mallra, ndërsa është diskutuar edhe për listën e barnave esenciale.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci ka njohur kabinetin qeveritar me procesin e realizimit të projektit “Kosova e Re” si kapacitet  i ri për prodhimin e energjisë elektrike.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors