Presidenti Barack Obama ftoi kryeministrin Isa Mustafa në samitin e liderëve në New York


Image

Prishtinë, 23 gusht 2015

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, është ftuar nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, që të marrë pjesë në samitin e liderëve, që do të mbahet më 29 shtator në New York.

Samiti do të mbahet në selinë e Kombeve të Bashkuara dhe në të do të diskutohet për të arriturat e shteteve në luftën kundër ISIS-it dhe ekstremizmit të dhunshëm.

Ftesa i është dorëzuar para pak ditësh kryeministrit Isa Mustafa nga Ambasada e SHBA-ve në Prishtinë.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors