PËRGENJËSHTRIM I LAJMIT

Prishtinë, 13 gusht 2013

Zyra e Kryeministrit të Republikës së Kosovës përgënjeshtron lajmin e publikuar në disa medie elektronike të Kosovës, ku thuhet kinse një truprojë i Kryeministrit të Kosovës është përfshirë në një aksident trafiku, si dhe të njejtit i është gjetur një armë pa leje.

Ky është një lajm tërësisht i pavërtetë. Asnjë truprojë i Kryeministrit nuk është i përfshirë në një ngjarje të tillë.

Zyra e Kryeministrit fton mediat që kanë prezantuar këto deziformata që t’i kërkojnë falje opinionit publik për këtë keqinformim.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors