Bruksel, 17 qershor 2013
Sot në Bruksel fillon raundi i katërt i bisedimeve për zbatimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ndërshtetërore midis Republikës së Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Në agjendën e bisedimeve janë këto çështje: energjia, telekomi, drejtësia, siguria, çështjet e krijimit të asociacionit si dhe bisedimet me OSBE-në për çështjet e zgjedhjeve lokale.
Në delegacionin e Republikës së Kosovës që udhëhiqet nga zëvendëskryeministrja Edita Tahiri marrin pjesë: Dren Zeka këshilltar kryesor politik, Visar Xani këshilltar për media, për çështjet e drejtësisë: Ismet Kabashi, Enver Peci, Fejzullah Hasani, Sali Mekaj, Arjeta Rexhaj, Donikë Qerimi, Albert Avdiu, Ehat Miftaraj dhe Ramadan Gashi. Për çështjet e sigurisë Rashit Qalaj, Bardhyl Jashari. Për çështjen e energjisë: Naim Bejtullahu, Enver Halimi, Merita Kostari, Arben Gjukaj dhe Elona Cecelia. Për çështjen e telekomit: Ekrem Hoxha, Besnik Berisha dhe Gazmir Raci. Për çështjen e zgjedhjeve: Valdete Daka, Miradije Mavriqi, Abedin Mehmeti dhe Qemajl Marmullakaj.