Njoftim për media

 

Prishtinë, 29 janar 2013

Zyra e Kryeministrit të Kosovës është njoftuar sot nga Policia e Kosovës, se sot papritmas ka humbur jetën z. Hamdi Sopa, zyrtar për komunikim me publikun në Zyrën e Kryeministrit.

Sipas informacioneve të marra nga Policia, njësitët përgjegjëse janë duke zhvilluar të gjitha hetimet e domosdoshme për rastin.

Zyra e Kryeministrit i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Sopa për humbjen e familjarit të tyre dhe zyrtarit të devotshëm të ZKM-së.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors