Njoftim për media


Image

Prishtinë 23 janar 2014

Zëvendëskryeministrja e Republikës së Kosovës, Edita Tahiri e shoqëruar nga drejtori i KOSTT-it, Naim Bejtullahu, udhëton sot në Bruksel për takime bilaterale me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian për çështjet e energjisë.

Temë qendrore e takimeve do të jetë çështja e përshpejtimit të procesit të implementimit të Marrëveshjes së Brukselit për energjinë të arritur më 8 shtator 2013 dhe në këtë kuadër do të diskutohen çështjet që kanë të bëjnë me rrumbullakimin e Planit Aksional si dokument që përmban udhërrëfyesin e veprimeve dhe afateve për zbatimin e marrëveshjes në fjalë.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors