Njoftim nga Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur


Image

Prishtinë, 21 gusht 2014

Në takimin e Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, të udhëhequr nga zëvendëskryeministrja e Republikës së Kosovës, Edita Tahiri, është diskutuar mbi zhvillimet e fundit të ndërlidhura me ‘rastin e Rudnicës/ Rashkës’.

Gjatë takimit, është vendosur që në respektim të procedurave ligjore dhe të drejtës së familjarëve për të ditur për fatin dhe vendndodhjen e më të dashurve të tyre, fillimisht të njoftohen familjet përkatëse mbi identifikimin përmes analizës së ADN-së, të 16 personave të identifikuar nga mbetjet mortore të viktimave, të zhvarrosura nga lokacioni i varrezës masive në Rudnicë, të Rashkës.  Krahas procesit të njoftimit të familjeve, Komisioni Qeveritar i Republikës së Kosovës, përmes Kryesueses së Grupit Punues për Persona të Zhdukur, i ka propozuar palës serbe, datën 26 gusht 2014, apo ndonjë datë tjetër gjatë javës së ardhshme, të pranuar nga të dy palët, si datë të mundshme për fillimin e procesit të riatdhesimit.

Po ashtu, sot gjatë ditës, Delegacioni i Kosovë, në kuadër të Grupit Punues për Persona të Zhdukur, ka pranuar njoftimin për identifikimin edhe të 24 personave, nga mbetjet mortore të zhvarrosura në Rudnicë,  përfshirë këtu 18 raste të reja dhe 6 ribashkime. 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors