Nën drejtimin e zëvendëskryeministrit Hajredin Kuçi, është mbajtur takimi për koordinimin e veprimeve gjatë procesit të aksioneve për largimin e transmetuesve ilegalë të telefonisë mobile në Kosovë


Image

Prishtinë, 18 qershor 2010

Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Hajredin Kuçi ka drejtuar takimin e përfaqësuesve të qeverisë, Autoritetit Rregullativ të Telekomunikacionit, Policisë së Kosovës, EULEX-it, ICO-së, KFOR-it dhe Komisionit të Pavarur të Mediave, i cili ka diskutuar koordinimin e veprimeve në procesin e aksionit të eliminimit të transmetuesve ilegal që veprojnë pa licencë në territorin e Republikës së Kosovës.

Zëvendëskryeministri Kuçi kërkoi nga të pranishmit që të bëhet një koordinim i mirë, i të gjitha palëve në mënyrë që ky proces të kryhet mirë dhe pa pasoja. 

Përfaqësuesit e ART-së kanë  informuar të pranishmit lidhur me punën që ART-ja ka bërë gjatë këtij aksioni në bashkëpunim me njësitet speciale të policisë, si dhe identifikimin e stacioneve tjera të transmetueseve të operatorëve ilegalë në Republikën e Kosovës. Aksioni i shkyçjeve për këto pika u tha se do të bëhet në një fazë tjetër.

Ndërkaq përfaqësuesit e KPM-së, në këtë takim, kanë kërkuar nga ART-ja që të kompensohen dëmet që ju janë bërë disa transmetueseve lokale, gjatë aksionit të ART-së për të shkyçur operatorët ilegal të telefonisë mobile nëpër Kosovë.

Në takim, përfaqësuesit e ART-së, u zotua se do të marrin përsipër riparimin e dëmeve të shkaktuara që janë bërë gjatë këtij aksioni dhe që janë bërë pa qëllim nga ART-ja.

Përfaqësuesit e EULEX-it, ICO-së dhe KFOR-it në takim kanë theksuar domosdonë që aksionet e ardhshme të bëhen në koordinim të plotë, në mënyrë që të mos ketë pasoja dhe reflektime negative në asnjë aspekt.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors