Nën drejtimin e kryeministrit Hashim Thaçi, mbahet mbledhja e 66-të e Qeverisë së Republikës së Kosovës


Image


Image

Prishtinë, 29 maj 2009

Qeveria e Republikës së Kosovës, nën drejtimin e kryeministrit Hashim Thaçi, sot ka miratuar shtatë projektligje të cilat do të procedohen në Kuvendin e Kosovës për miratim.

Këto projektligje janë:  Projektligji për Ndarjen e Dekoratave nga Presidenti (ZKM)

Projektligji për Plotësimin dhe Ndryshimin e Ligjit për Duhanin Nr. 02/L – 36 (MSH)

Projektligjit për Minierat dhe Mineralet (MEM),

Projektligji për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit Nr. 02/L-99 për    Prokurim Publik në Kosovë Nr. 2003/17 (ZKM)

Projektligji për Tatimin në të Ardhurat e Korporatave (MEF),

Projektligji për Tatimin në të Ardhurat Personale (MEF),

Projektligji për Mbrojtjen e Ajrit nga Ndotja (MMPH)

Qeveria e Kosovës po sot ka miratuar kërkesën e Ministrisë së Punëve të Brendshme për inicimin e procedurës për hartimin e dy strategjive:

Strategjisë Nacionale për  Grumbullimin e Armëve të Paligjshme dhe të

Strategjisë Nacionale dhe Planit të Veprimit për Parandalimin dhe Reduktimin e Krimit .

Po ashtu, është miratuar iniciativa e Ministrisë së Punëve të Brendshme për zgjatjen e orarit të punës duke filluar nga 1 qershori nga 8 në 11 orë dhe 8 orë pune të shtunave si dhe të shtimit të kapaciteteve në qendrat komunale të Regjistrimit Civil dhe në Departamentin e Prodhimit të Dokumenteve. E gjithë kjo sipas ministrit Zenun Pajaziti do të bëhet veçmas për të lehtësuar nxjerrjen e dokumenteve për njerëzit tanë nga diaspora.

Qeveria po ashtu ka marrë vendim për hapjen e dy pikave të përkohshme kufitare me Republikën e Shqipërisë në Glloboçicë dhe në Qafë Gjonaj.

Është marrë vendim për caktimin e lokacionit për deponimin dhe magazinimin e mbeturinave dhe materieve të rrezikshme dhe kërkesën e KEK për shpronësimin e pronës dhe pasurisë së banorëve të fshatit Hade, Lagja Shalaj

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors