Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, kryeministri Thaçi nënshkruan Marrëveshjen e mirëkuptimit me Postë Telekomunikacionin e Kosovës për ndërtimin e 45 shtëpive për kategoritë në gjendje të rëndë sociale


Image


Image

Prishtinë, 16 korrik 2009

Në vazhdim po e prezantojmë të plotë deklarimin e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi

Sot nënshkruam një marrëveshje të mirëkuptimit në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe kompanisë së Postës dhe Telekomunikacionit, me iniciativën e Qeverisë së Republikës së Kosovës, timen, me synim për ndihmë kategorive sociale, kategorisë së shoqërisë në gjendje të rëndë sociale.

Nënshkruam një memorandum për përfundimin e një projekti për ndërtimin e 45 shtëpive për kategoritë e rrezikuara të shoqërisë kosovare, shtëpi për kategoritë pastrehë, për invalidët dhe veteranët e luftës, familjet e dëshmorëve, familje me gjendje të rëndë sociale, familje të viktimave të luftës dhe për familjet e minoriteteve.

Ne do të vazhdojmë në mënyrë të pakursyer, të ndihmojmë në këtë drejtim brenda mundësive dhe kapaciteteve që kemi si Qeveri e Republikës së Kosovës dhe Postë Telekomunikacioni i Kosovës.

Iniciativa të tilla kanë ndodhur edhe më herët, por kësaj radhe është më e avancuar, për çka, dëshiroj t’i falënderoj edhe drejtorin e PTK-së, z.Haxha.

Ndërsa, kryeshefi ekzekutiv i Postë Telekomunikacionit të Kosovës, Shyqyri Haxha, është shprehur:

Falënderoj Kryeministrin Thaçi për iniciativën e qëlluar. Në bashkëpunim me Qeverinë e Republikës së Kosovës, PTK-ja më në fund ofron një ndihmë prej afër gjysmë milion euro për ndërtimin e 45 shtëpive.

Këto shtëpi, kryesisht do të jenë për familje të rrezikuara. Shpresojmë që të mos ketë familje të tilla në të ardhmen, por ne do të bëjmë çmos që t’i zbusim këto gjendje të vështira.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors