Në Bruksel u mbajt takimi i parë i ekspertëve për zbatimin e marrëveshjes së IBM-it

Bruksel, 11 tetor 2012

Në kuadër të fillimit të zbatimit të marrëveshjes për Menaxhimin e Integruar të Kufirit (IBM) me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, dje dhe sot në Bruksel u mbajt takimi i parë punues në mes të ekspertëve të Republikës së Kosovës, Serbisë dhe të BE-së.

Në këtë takim në mes tjerash u diskutua për metodologjinë e zbatimit e marrëveshjes së IBM-it dhe të Protokollit Teknik. U definuan detyrat dhe përgjegjësitë që kanë të dyja shtetet, Kosova dhe Serbia, ndaj kësaj marrëveshjeje ndërshtetërore të cilën Serbia e nënshkroi pas shumë vonesash. Në takim u diskutuan edhe çështjet tjera që lidhen me zbatimin e kësaj marrëveshjeje dhe që janë konform standardeve evropiane. Pala e Kosovës u angazhua për intensifikimin e zbatimit të kësaj marrëveshjeje dhe kërkoi nga BE-ja si ndërmjetësuese të rris angazhimet në këtë drejtim.

Delegacioni i eksperteve të Republikës së Kosovës kryesohej nga Fisnik Rexhepi – Këshilltar politik dhe Koordinator kombëtarë për zbatimin e IBM-it nga Ministria e Punëve të Brendshme, Qemajl Marmullakaj nga Zyra Kryeministrit, Dren Zeka – Këshilltar i lartë politik i Zëvendëskryeministres Edita Tahiri nga Zyra e Dialogut Teknik, Naim Huruglica – Drejtor i Doganës së Kosovës, Kolonel Shaban Guda – Ndihmës Drejtor për Polici Kufitare, Valdet Gjinovci – Kryeshef Ekzekutiv i Agjencisë së Veterinës dhe Ushqimit si dhe Murat Meha – Kryeshef Ekzekutiv i Agjencisë Kadastrale të Kosovës.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors