Ndërtesa e Qeverisë do të ndriçohet për Ditën e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë

Prishtinë, 14 prill 2024

Në shënim të Ditës së të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, sonte në 19:30, ndërtesa e Qeverisë së Republikës së Kosovës do të ndriçohet me lulen anemonë, simboli që përfaqëson të mbijetuarat e të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Kështu, Qeveria e Republikës së Kosovës e mbështetë fushatën “Bëhu zëri im”, në përkrahje të të mbijetuarve të dhunës seksuale dhe luftim të stigmës që akoma mbizotëron në shoqëri ndaj dhunës seksuale, të përdorur si armë lufte nga Serbia në Kosovë.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors