Ministrja për Dialog Edita Tahiri takoi ambasadoren e Estonisë Eve-Kullia Kala


Image

Prishtinë, 15 mars 2016

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, takoi ambasadoren e Estonisë në OSBE në Vjenë, njëherësh ambasadore jorezidente për Kosovën, Eve-Kulli Kala e cila ishte e shoqëruar nga zëvendës ambasadori, Ott Laido.

Gjatë një dreke pune, të dy bashkëbisedueset vlerësuan marrëdhëniet e mira mes dy vendeve dhe u dakorduan për vazhdimin e bashkëpunimit mes Republikës së Kosovës dhe Estonisë edhe në të ardhmen.

Ministrja Tahiri duke folur për zhvillimet e fundit në vend theksoi se gjendja aktuale politike duhet të tejkalohet duke pasur një dialog të brendshëm për marrëveshje për çështjet e interesit madhor mes pozitës dhe opozitës, ndërsa shtoi se dhuna nuk është mjet i një shoqërie demokratike dhe si e tillë është e papranueshme. Ajo foli për angazhimet e Qeverisë së Kosovës për reformat evropiane dhe punët që po bëhen për zbatimin e MSA-së ndërsa e quajti të padrejtë çdo vonesë që BE-ja po bënë në liberalizimin e vizave për Kosovën dhe kërkoi që zhvillimet aktuale ndërkombëtare të mos përdoren si argument për të penguar qytetarët e Kosovës që të lëvizin pa viza në Evropë.

Duke folur për dialogun e Brukselit, ministrja Tahiri shtoi se nevojitet presioni i BE-së ndaj Serbisë për zbatimin e plotë të të gjitha marrëveshjeve me theks të veçantë sepse Serbia po vazhdon të prolongoj implementimin e plotë të tyre.

Ambasadorja Kala shprehu kënaqësinë për takimin dhe bisedën e rëndësishme rreth zhvillimeve aktuale në vend dhe rajon. Ajo tha se Estonia mbështet plotësisht liberalizimin e vizave për Kosovën dhe rikonfirmoi mbështetjen për perspektivën euroatlantike të Kosovës. Ajo tha se Estonia është një vend mik i Kosovës dhe do t’ju përkrahim në rrugën e reformave dhe forcimin e shtetit të Kosovës.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors