Mesazhi i Kryeministrit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, me rastin e festës së Kurban Bajramit


Image

Prishtinë, 25 tetor 2011

Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, përgëzon kryetarin e Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiun Naim Tërrnava dhe besimtarët islamë të Kosovës, me rastin e festës së Kurban Bajramit. Në mesazh thuhet:
 
I nderuari z. Tërrnava,
Të nderuar qytetarë të Kosovës të besimit islam,
 
Kam nderin dhe privilegjin e veçantë që në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim, t’ua uroj Festën e bekuar të Kurban Bajramit.
 
Kjo festë  lartëson shpirtërisht besimtarët islamë kudo në botë duke forcuar vlerat e besimit në Zot, bashkon njerëzit në harmoni midis tyre, ngrit ndjenjat e solidaritetit ndërnjerëzore dhe zgjon idenë e sakrificës për të mirën e përgjithshme.
 
Festa e Kurban Bajramit e gjen Kosovën në rrugën e sigurt drejt implementimit të agjendës së integrimit në Bashkimin Evropian dhe në NATO,  zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik, rritjes së mirëqenies për të gjithë qytetarët e saj, pa dallim feje dhe etnie, ku respektimi i të drejtave dhe lirive njerëzore janë kushte themelore të demokracisë së shtetit tonë të ri.
                                                 
Festa e Kurban Bajramit  Kosovën e gjen si shtet të njohur nga shumë vende të demokracisë së zhvilluar dhe nga shtete anembanë botës, duke rritur së shpejti numrin e tyre, deri në anëtarësim të plotë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.
 
Sivjet Festa e Kurban Bajramit ka edhe një simbolikë të veçantë. Republika e Kosovës ka përmbyllur me sukses mbikëqyrjen e pavarësisë dhe po këtë vit kremtohet 100 vjetori i  Pavarësisë së Shqipërisë.
 
 
Hashim Thaçi
Kryeministër i Republikës së Kosovës

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors