Mbahet takimi për shqyrtimin e hapave të mëtutjeshëm për ekspozimin e fotografive të personave të zhdukur


Image

Prishtinë, 24 shtator  2013

Nën udhëheqjen e Kryesuesit e Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, sot u mbajt takimi  me përfaqësuesit e shoqatave të familjarëve të personave të zhdukur dhe Komunës se Prishtinës.

Në këtë takim u bisedua për hapat e mëtutjeshëm për ekspozimin e fotografive të personave të zhdukur në “Pllakën elektronike” e inauguruar me rastin e shënimit të 30 Gushtit – Dita Ndërkombëtare për Persona të Zhdukur, si zëvendësim  i fotografive që kanë qenë të vendosura në rrethojat e Kuvendit të Republikës së Kosovës.
 
Të pranishmit në takim, u pajtuan që t’i bëjnë thirrje familjarëve që brenda një muaji, përkatësisht deri me 25 tetor 2013, të sjellin të dhënat dhe fotografitë e personave të evidentuar si të  zhdukur te luftës, si dhe pëlqimin e secilit familjar për vendosjen e fotografive.
 
Fotografitë do të dorëzohen në Komisionin Qeveritar për Persona të Zhdukur (KQPZH), apo në Zyrën e Këshillit Koordinues të Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës (KKAFZHK),  përmes shoqatave të familjeve të personave të zhdukur dhe/apo zyrtarëve komunal për çështjen e personave të zhdukur.
 
Po ashtu të pranishmit kërkuan nga Komuna e Prishtinës, që në bashkëpunim me Komisionin Qeveritar dhe shoqata familjare’, që të shqyrtojë mundësit  për plotësimin eventual të ‘Pllakës për të Zhdukurit’, me ndonjë simbol në ‘formë të obeliskut’ si dhe ndërtimin në perspektivë të një Memoriali Qendror  dedikuar kategorisë së personave të zhdukur, që momentalisht vlerësohet si më e goditura si pasojë e luftës së fundit në Kosovë.
 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors