Mbahet takimi i tretë i Këshillit të Sigurisë së Republikës së Kosovës, i jepet mbështetje finalizimit të Strategjisë Kombëtare të Sigurisë dhe Strategjisë për Forcën e Sigurisë


Image


Image

Prishtinë, 11 gusht 2009
 
Nën drejtimin e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, Këshilli i Sigurisë, sot në takimin e tretë të radhës e ka vlerësuar stabile gjendjen e sigurisë së përgjithshme në Kosovë.
 
“Institucionet dhe organet e sigurisë në vend janë duke i kryer detyrat e tyre në nivel të lartë  dhe ka një bashkëpunim të mirë midis Policisë së Kosovës, EULEX-it dhe KFOR-it në fushën e rendit”, ka thekuar kryeministri Thaçi.
 
Është vlerësuar se ditëve të kaluara edhe pse ka pasur disa incidente në veri të Kosovës, situata e përgjithshme është e qetë dhe ka një progres në menaxhimin e kufijve dhe të doganave. Po ashtu, u konstatua se ka një rënie të veprave kriminale dhe të rasteve të dhunës ndëretnike.
 
Është përshëndetur kthimi i pjesëtarëve të komunitetit serbë në Policinë e Kosovës dhe në qendrat e paraburgimit.
 
Këshilli i Sigurisë, ka kërkuar nga organet e drejtësisë që të punojë për zbardhjen e vrasjes së dy banorëve serbë të Parteshit të Gjilanit. Është kërkuar që ky rast mos të politizohet dhe të priten rezultatet e hetimeve.
 
Në takimin e sotëm, Këshilli i Sigurisë u ka dhënë mbështetje finalizimit të Strategjisë Kombëtare të Sigurisë dhe Strategjisë për Forcën e Sigurisë. Po ashtu, sot i është dhënë mbështetje Projektligjit për Klasifikimin e Informatave, i cili pas miratimit nga Qeveria do të procedohet në Kuvendin e Kosovës.
 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors