Mbahet takimi i radhës i Këshillit Organizativ për Shënimin e 5-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës


Image


Image

Prishtinë, 21 janar 2013

Nën drejtimin e kryetarit të Këshillit Organizativ për Shënimin e 5-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, zëvendëskryeministrit Hajredin Kuçi,  është mbajtur sot takimi i radhës, në të cilin është diskutuar për aktivitetet e deritashme dhe atyre që duhet të bëhen lidhur me ceremonitë e shënimit të Ditës së  Pavarësisë.

Ministrat dhe anëtarët tjerë të Këshillit Organizativ të ngarkuar me organizimin e ceremonive të veçanta kanë raportuar lidhur me punën e bërë dhe janë shprehur se me 17 shkurt çdo gjë do të jetë gati që Përvjetori i pestë i Pavarësisë të shënohet në mënyrë madhështore dhe dinjitoze.

Memli Krasniqi, ministër i Kulturës Rinisë dhe Sporteve, në një konferencë shtypi pas takimit ka thënë se  janë marrë vendime konkrete për një sërë aktivitetesh që do të mbahen në mbarë Kosovën, por me fokus të veçantë në kryeqytet.

Ndër aktivitet kryesore janë edhe dy akademitë: njëra më 15 shkurt, që ndërlidhet edhe me 43 vjetorin e themelimit të Universitetit të Prishtinës, si dhe më 16 shkurt akademia solemne e shënimit të 5 vjetorit të Pavarësisë, meqë rast do të ketë edhe një koncert të Filharmonisë së Kosovës.

“Për datën 17 shkurt, Ditën e shpalljes së Pavarësisë, anekënd Kosovës do të ketë homazhe pranë varrezave të dëshmorëve dhe personaliteteve tjera. Do të ketë homazhe edhes nga një delegacion zyrtar  që do të fillojnë tek varrezat në Prekaz, tek Varri i komandantit legjendar Adem Jashari, në Prishtinë tek varri i presidentit Ibrahim Rugova dhe  Përmendorja e komandantit  Zahir Pajaziti “, ka thënë Memli Krasniqi. Më tutje ai ka numëruar aktivitetet tjera si  Parada e Pavarësisë në Prishtinë e  FSK-së .

Në mbrëmje një koncert i madh i pavarësisë, që poashtu do të mbahet në Qendër të Prishtinës, ku do të marrin pjesë disa nga emrat më të njohur të skenës muzikore. I gjithë jubileu do të përfundojë me ndezjen e fishekzjarrëve, që do të ndodh diku pas përfundimit të koncertit.

Ministri Krasniqi ka njoftuar se në ceremonitë e shënimit të 5-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës  janë ftuar personalitete të shumta dhe mysafirë të shumtë.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors