Prishtinë 02 Qershor 2010
Zëvendëskryeministri Kuçi theksoi se është në përfundim e sipër rishikimi funksional i ministrive dhe Zyrës së Kryeministrit, sepse në ndërkohë janë themeluar ministri të reja, kurse në kuadër të zyrës së kryeministrit do të rishikohet funksionimi i agjencioneve .
“Nga gjetjet preliminare është vërejtur nevoja imediate e rishikimit të përgjegjësive dhe kompetencave të ministrive, të organizimit të brendshëm strukturor të tyre dhe rishikimit të nevojave për burimet njerëzore”, ka thënë zëvendëskryeministri Kuçi.
Si rezultat i gjithë kësaj është përcaktuar edhe dinamika e punës së ministrive pohoi z. Kuçi dhe kërkoi nga ministritë që ende nuk i kanë bërë rekomandimet e tyre ti bëjnë ato sa më shpejt, brenda dy javëve të ardhshme dhe ti dërgojnë Komisionit të Reformës së Administratës Publike me qëllim që të përgatitet drafti i Strategjisë së dhe plani i veprimit brenda dy muajve të ardhshëm .
Në takimin e sotëm të Komisionit të Reformës së Administratës Publike janë prezantuar rekomandimet nga rishikimet funksionale të Ministrisë Transportit dhe Telekomunikacionit , Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave, Ministrisë së Bujqësisë, Ministrisë së Arsimit, Ministrisë së Drejtësisë, Ministrisë së Kulturës, Ministrisë së Planifikimit Hapësinor dhe të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale.
