Mbahet mbledhja e 34-të e Qeverisë së Republikës së Kosovës


Image


Image


Image


Image

Prishtinë, 5 mars 2018

Qeveria e Republikës së Kosovës, në mbledhjen e sotme ka miratuar vendimin me të cilën zotohet se parcela me 39.25 hektarë tokë, e cila aktualisht është në shfrytëzim të kontingjentit të KFOR-it gjerman, e regjistruar në emër të Republikës së Kosovës, pas tërheqjes së ushtarëve gjermanë të KFOR-it në fund të vitit 2018, prej datës 01.01.2019 do të vihet në shfrytëzim për qëllime publike. 
Qeveria e Republikës do të ndërmarr veprimet e nevojshme në përputhje me legjislacionin në fuqi, që kjo parcelë të shfrytëzohet për themelimin e parkut inovativ dhe trajnues kosovaro- gjerman për një kohëzgjatje prej 99 (nëntëdhjetë e nëntë) vjet me qëllim të zhvillimit socio-ekonomik dhe shkencor. 
Kryeministri në bashkëpunim me Ministrinë Federale për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim të Republikës Federale të Gjermanisë do të përcaktoj mënyrën e organizimit të Parkut.
 
Për të zbatuar këtë vendim, Qeveria e Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me Qeverinë e Republikës Federale të Gjermanisë, do të themelojnë një Komitet Drejtues të përkohshëm, nën përgjegjësinë e Zyrës së Kryeministrit, për përgatitjen e procesit të transferimit të tokës që shfrytëzohet nga kontingjenti i KFOR-it gjerman në një park inovativ dhe trajnues. Në vitin 2018, Komiteti Drejtues do të përcaktojë, ndër të tjera, objektivat e parkut dhe kriteret për përzgjedhjen e përdoruesit të ardhshëm dhe, në pritje të themelimit të një komiteti të përhershëm drejtues, mbikëqyr zbatimin e transferimit në përputhje me kornizën aktuale ligjore të Republikës së Kosovës gjatë vitit 2019.
 
Sipas projektit të përbashkët kosovarë-gjerman, në këtë zonë do të krijohet Parku Kosovaro-Gjerman për Inovacion dhe Trajnim. Parku do të jetë ndërthurje e hapësirave për kompanitë, për aftësimin profesional, institucione akademike, institucione qeverisëse të fushës së kulturës dhe organizatat qeveritare. Qëllimi kryesor është që të mblidhen në një vend kompanitë dhe akademikët, në mënyrë që kompanitë të përfitojnë nda dija dhe akademikët të përqendrohen në hulumtimet që janë të rëndësishme për biznesin.
Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar edhe vendimin për ndarjen emjeteve financiare, në shumë prej1,000,000 (një milion) euro, për KOSTT-in, për mbulimin e shpenzimeve të furnizimit me energji elektrike. Mjetet sigurohen nga shpenzimet e paparashikuara nga kategoria e Shpenzimeve të Rezervës.
 
Duke arsyetuar vendimin, kryeministri Ramush Haradinaj ka theksuar se Kosova është në pritje të përmbylljes së marrëveshjes për konektivitet dhe të regjistrimit në regjistrin e operatorëve.
Kryeministri shtoi se kanë ndodhur devijime dhe mungesa në rrjet, dhe për këtë KOSTT-i është rrezikuar të përjashtohet nga ENTSO-E, bashkimi i rrjeteve të transmisionit në Evropë. Për të evituar këtë, është e nevojshme ndarja e mjeteve për KOSTT-in dhe kjo do të sigurojë që të mbetemi pjesë e rrjeteve të operatorëve të transmisionit në Evropë dhe të ruhet e drejta mbi tërësinë e tregut të energjisë në Kosovë.
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors