Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur priti në takim dëshmitarët e ‘Rastit të Medvegjës’


Image


Image

Prishtinë, 6 shkurt 2013

Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, z. Prenkë Gjetaj, ka pritur sot në takim aktivistë të shoqatave nga Medvegja, të cilët ishin edhe iniciues të ‘Rastit të Medvegjës’, si lokacion i supozuar për varrezë masive.

Kërkesa zyrtare rreth inicimit të procedurave për fillimin e gërmimeve vlerësuese, e hartuar së bashku me iniciuesit e rastit në fjalë, ishte parashtruar nga delegacioni i Prishtinës, në kuadër të Grupit Punues për Persona të Zhdukur, qysh në muajin Qershor të vitit 2009.

Në Shtator të vitit 2011, ishin realizuar edhe gërmimet e para vlerësuese në këtë lokacion dhe rezultati i tyre ishte negativ.

Gjatë takimit të sotshëm, krahas njoftimit mbi rrjedhën e punimeve të deritanishme, është biseduar  edhe për informatat e reja, plotësuese, rreth këtij rasti, si dhe për mundësin e ri-inicimit të kërkesës zyrtare për hulumtim në këtë lokacion.

Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, falënderoj të pranishmit për punën e tyre në mbledhjen e informatave për ndriçimin e fatit të të gjithë personave që vazhdojnë të jenë të evidentuar si të zhdukur gjatë luftës. Një shembull i tillë duhet të ndiqet edhe nga dëshmitar të tjerë që mund të kenë informata mbi vend-ndodhjen e lokacioneve të supozuara si varreza masive të jashtëligjshme, që do të na ndihmonin në ndriçimin e fatit të më shumë se 1750 personave të zhdukur.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors