Kryemnistri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi uron mësimdhënësit dhe nxënësit për fillimin e viti të ri shkollor 2012 / 2013

Në tekstin e mesazhit thuhet:

Prishtinë, 2 shtator 2012

Të nderuar mësimdhënës, pedagogë, nxënës dhe drejtues të arsimit të Kosovës,

Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2012 / 2013, në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim ju shpreh urimet më të mira për një vit të mbarë dhe të suksesshëm.

Republika e Kosovës këtë muaj po përmbyll me sukses procesin e Mbikëqyrjes së Pavarësisë, duke dëshmuar aftësitë shtetformuese dhe përmbushjen e të gjitha parakushteve për funksionimin e institucioneve, si shtet i pavarur, i lirë, sovran dhe demokratik.

Qeveria e Republikës së  Kosovës gjithnjë i ka kushtuar rëndësi të madhe sistemit të arsimit, ngritjes së cilësisë së edukimit dhe përmirësimit të kushteve të punës, si për personelin arsimor ashtu edhe për nxënësit.

Qeveria e Republikës së Kosovës vazhdon ta ketë prioritet moedernizimin e edukimit, si njërin nga kushtet themelore për zhvillimin e përgjithsëm të shoqërisë, duke e bërë që të rinjtë e Kosovës të përgatiten denjësisht për konkurrencën e tregut të vlerave në rajon dhe më gjerë.

Duke qenë i bindur se ky vit shkollor ju gjen më të përgatitur dhe më të mobilizuar se vitet tjera, shpreh besimin që energjitë tuaja, vullneti dhe angazhimi juaj do të rriten në përmbushjen e sukseshme të të gjitha planeve dhe programeve edukativo – arsimore.
 

Hashim Thaçi,
kryemnistër i Republikës së Kosovës

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors